
25/02 09:55
Futbollisti i Hannoverit dhe i Kombëtares së Kosovës U-21, Valdrin Mustafa, është shëruar nga Coronavirusi.
Ka qenë vetë futbollisti i cili gjatë ditës së sotme ia ka konfirmuar presidentit të FFK-së, Agim Ademi, se testi i dytë për Koronavirus i ka dalë negativ.
Mustafa ka falënderuar presidentin Ademi dhe FFK-në për interesimin e treguar dhe është shprehur mirënjohës, duke premtuar se do të rikthehet fuqishëm në fushën e gjelbër dhe çdo herë do të jetë i gatshëm për të dhënë maksimumin për Kosovën.
Federata e Futbollit e Kosovës, në deklaratën e saj i uron Valdrinit aktivizim sa më të shpejtë në futboll dhe suksese në klubin e tij Hannover dhe në Kombëtaren U-21.
Top Channel