Një infermier në SHBA, i cili ndodhej në vijën e parë frontit, në luftën ndaj koronavirusit, ka humbur jetën nga sëmundja, pasi u raportua se personeli i spitalit u detyrua të vishej me qese plerërash, në munesë të mjeteve mbrojtëse.
Disa nga kolegët e të ndjerit, që punojnë në Spitalin e Manhattan, kanë fajësuar për vdekje tragjike të mikut të tyre, mungesën serioze të pajisjeve të sigurisë, shkruajnë mediat e huaja. Mendohet se infermieri që humbi jetën, i identifikuar si Kious Kelly, 48 vjeç, rezultoi pozitiv me koronavirus rreth dy javë më parë. Megjithëse kishte më shumë se dy javë që ishte mbartës i virusit korona, kolegët e të ndjerit shprehen se ai u pranua në spital vetëm të premten e 17 marsit.
Njëra prej kolegëve të Kellyt, pretendon se spitali duhet të mbajë përgjegjësi për vdekjen e tij.
“Kious nuk e meritoi këtë. Spitali e vrau”, u shpreh punonjësja shëndetësore.
Ndërkaq, edhe katër punonjës të tjerë të spitalit ku Kelly punonte, janë konfirmuar si mbartës të epidemisë, shkruajnë mediat e huaja.
Top Channel