Unioni i gazetarëve të Shqipërisë do ti kërkojë zyrtarisht komisionit të medias në kuvend që të ndërhyjë në mënyrë që qeveria të përfshijë në paketën e ndihmës edhe mediat. Janë 6120 punonjës të medias në Shqipëri me rreth 15 mijë familjarë.
Pyetja e parë: Zoti Cipa, si paraqitet gjendja e mediave, në këtë situatë, që dihet kur nisi, por nuk dihet kur mbaron?
”Gjendja paraqitet e vështirë për 6120 punonjësit e medias dhe rreth 15 mijë familjarët e tyre”.
Pyetje: Sa të papunë parashikohet të dalin nga kjo situatë?
”Ne i kemi kërkuar qeverisë të na përfshijë në skemën e ndihmës, por kanë rënë në vesh të shurdhër. Planin tonë për daljen nga kriza do ta paraqesim në Komisionin e Medias”.
Ne nuk kërkojmë lëmoshë, por suport financiar, siç parashikohet për nëpunësinë në Shqipëri dhe siç veprohet në Itali, Gjermani e Francë me median.
Top Channel