Koronavirus i ka “strukur” të gjithë në shtëpi. Mirëpo divat botërore edhe pse në karantinë, kanë ditur si të mbajnë gjallë vëmendjen e publikut.

Dikush ka zgjedhur për të postuar foto provokuese, ndërsa dikush tjetër ka menduar të postojë video qesharake. Një ndër to është dhe Cardi B. Reperja ka postuar një video në rrjetin social “Tik Tok” dhe shihet teksa është duke konsumuar drithëra. Në një moment, “mes lotësh”, ajo ankohet se do të  kishte dëshirë të ishte në restorant, duke ngrënë “Sushi” dhe jo drithëra, siç po konsumonte në karantinë.

“Më duhet të ha drithëra. Unë duhet të isha në restorant duke ngrënë Sushi. Pse po e kalojmë këtë? Nuk arrij të kuptoj”, shprehet reperja 27 vjeçare.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel