Forcat e Armatosura të Greqisë shënuan përvjetorin e festës kombëtare të Luftës së Pavarësisë të mërkurën me një ceremoni në kufirin me Turqinë në Evros.
Njësitë e ushtrisë ngritën flamurin Grek afër pikës së kalimit drejt Turqisë në fshatin Kastanitë.
Pikërisht ky staf ka qenë pika qendrore e përpjekjeve të përsëritura nga mijëra migrantë dhe azilkërkues për të kaluar në kufirin Grek që pas deklaratës nga Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan në 1 Mars ku tha se të gjithë ishin të lirë të transferohen në Evropë.
Ndërkohë, avionët turq vazhduan të shkelnin hapësirën ajrore Greke edhe në festën kombëtare të vendit.
Burimet e mbrojtjes në Athinë thonë se disa vionë luftarakë F-16-të turk shkelën hapësirën ajrore Greke të paktën dhjetë herë duke fluturuar mbi ishujt e Egjeut lindor, përfshirë skajin perëndimor të Lesvos, Farmakonisi, Ro dhe Agios Efstratios.
Top Channel