Ndërsa koronavirusi fillon të prekë burgjet dhe qendrat e korrektimit, kombet e bashkuara po i kërkojnë qeverive të mos harrojnë ata që qëndrojnë pas hekurave dhe të mbrojnë stafin që punon në këtë institucione.

Qeveritë po përballen me kërkesa të jashtëzakonshme për burime në këtë krizë dhe ne duhet të marrim vendime të vështira, tha komisioneri i lartë për të drejtat e njeriut Michelle Bachelet në një deklaratë.

“Por unë i bëj thirrje atyre të mos harrojnë ata që janë pas hekurave apo ata të kufizuar në vend si spitalet e shëndetit mendor, shtëpitë e kujdesit dhe jetimore sepse pasojat e neglizhimit të tyre janë katastrofike”.

Ajo prezantoi një varg masash që autoritetet mund ti marrin parasysh ndër të cilat reduktimi i numrit të personave në burgje dhe ekzaminimi i mënyrave për lirimin e të burgosurve më vulnerabël, si ata që janë të moshuar apo të sëmurë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA