India, shteti i dytë më i populluar në botë, ka shpallur izolimin për 21 ditë duke nisur nga orët e para të së mërkuës. “Do të ketë ndalim të plotë të daljes nga shtëpitë tuaja”, deklaroi kryeministri, Narendra Modi në një fjalim televiziv.

Deri tani është raportuar për 482 persona të infektuar me koronavirus dhe nëntë persona të vdekur në këtë shtet. Modi ua bëri të qartë indianëve që “ta harrojnë” daljen nga shtëpia gjatë ditëve në vijim.

Teksa iu drejtua kombit, shefi i ekzekuvitit theksoi se “distancimi shoqëror” është mënyra e vetme për ta luftuar virusin në vendin me dendësi të madhe popullsie. Kryeministri indian tha se disa njerëz në këtë shtet, e kanë keqinterpretuar konceptin e koronavirusit dhe nuk kanë vepruar me “përgjegjësi gjatë ditëve të fundit”.

Ai u përpoq të tregonte se “ izolimi do të ruajë shumë jetë të indianëve”. Në fund Modi prezantoi dhe një fond prej rreth 2 miliardë dollarëve për luftën kundër koronavirusit e u zotua të përmirësohen qendrat shëndetësore në këtë shtet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA