Quni i jep edhe një shans Kurtit: Tërhiqe vendimin për Veliun dhe hiqe taksën, vazhdojmë punën
25/03/2020 17:14
Ministri i Mbrojtjes nga radhët e LDK-së, Anton Quni i ka dhënë edhe një mundësi kryeministrit Albin Kurti për ta hequr mocionin.
Ai para deputetëve tha se nëse Kurti e tërheq vendimin për shkarkimin e Agim Veliut dhe e heq taksën pakushte, do të tërheqin mocionin për rrëzimin e Qeverisë.
Top Channel