Spanja kërkon përgjigje të përbashkët evropiane ndaj koronavirusit
25/03/2020 09:43
Bashkimi Evropian duhet të sigurojë një përgjigje financiare të përbashkët “gjithëpërfshirëse dhe të fortë” ndaj krizës së koronavirusit për të stabilizuar tregjet dhe për të zvogëluar paqëndrueshmërinë, tha të mërkurën ministrja e Jashtme e Spanjës, Arancha Gonzalez.
Spanja është vendi i dytë – pas Italisë që është goditur më së rëndi nga përhapja e koronavirusit.
Mbi 42 mijë persona janë infektuar me këtë virus dhe janë shënuar 2,991 kanë vdekur.
Top Channel