Autoriteti doganor grek, ndaloi ditën e djeshme dhe në vazhdim sekuestroi një sasi prej më shumë se 10.000 maska mbrojtëse kundër Covid 19 me destinacion Shqipërinë.
Top Channel mësoi se sasia e maskave ishte ngarkuar në një kompani greke( Sarantis Eebe) dhe sapo kamioni u paraqit në doganën e Pireut, për të kryer procedurat doganore, kjo e fundit, njoftoi kompaninë eksportuese greke , se me urdhër të veçantë është ndaluar eksporti i maskave dhe dizifektantëve, me destinacion vendet e treta.
Për më tepër, drejtuesit e kompanisë greke, u shokuan kur dogana i njoftoi se kjo sasi, por edhe sasi të tjera që mund të ndodhen në depot e saj, do të bllokohen në magazinë dhe rekuizohen për llogari të shteti grek.
Dogana sqaroi se rekuizimi parashikon bllokim ,dhe kalimin e sasisë në favor të ministrisë së emergjencave civile,e cila do t’i shpërndajë ato nëpër spitale,farmaci ose kudo nevojiten, kundrejt pagesës,plus fitimin e parashikuar nga ligji i përfitimeve për kompanitë prodhuese.(3-7%)
Skandali shtohet edhe më tepër,mbas denoncimit të shumë kompanive që importojnë maska dhe dizifektantë, të cilët denoncojnë sekuestrim të menjëhershëm në doganë, të 30%të sasisë së këtyre materialeve,sapo ato hyjnë në territorin grek, çka ka sjellë shumë ankesa për këtë sjellje te pa precendente te autoriteteve doganore greke.
Top Channel