Ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare, aktorja e mirënjohur shqiptare, Leze Qena .

Lajmin e ka konfirmuar Qendra Klinike Universitare e Kosovës, të cilët kanë njoftuar se e ndjera ka qenë duke u trajtuar që nga 6 marsi.

“Ju konfirmojmë se nga data 6 mars ajo ka qenë në mjekimin intensiv dhe përkundër kujdesit maksimal nga stafi, ajo ka vdekur në ora 9.50, në mjekimin intensiv qendror”, ka thënë Shpend Fazliu, zëdhënës i QKUK-së.

Leze Qena asnjëherë nuk u ndal së aktruari; së fundmi ajo ishte pjesë e serialit “Çka ka shpija”, i cili transmetohej në Televizionin Publik të Kosovës.

Qena ishte pjesë edhe e shumë serialeve të tjera si “Familja Moderne”, “Kombinati”, “Mahmutovitët dhe Rexhepovitët”.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA