Koronavirusi, identifikohet infermierja e vetëvrarë italiane pas stresit se mund të kishte përhapur sëmundjen

25/03/2020 17:14

Infermierja 34 vjeçare italiane Daniela Trezzi, punonte në vijën e parë të luftës kundër koronavirusit në një spital të rajonit të goditur më rëndë Lombardisë, por vrau veten një ditë më parë pasi besonte se mund të kishte përhapur sëmudjen duke e luftuar atë.

Federata italiane e infermierëve tha se infermierja e dedikuar pësoi “stres të rëndë’ pas rezultatit pozitiv të koronavirusit.

Trezzi punonte në repartin e terapisë intensive në spitalin San Gerardo në Monza, dhjetë km larg Milanos, por po qëndronte në karantinë në shtëpi pas rezulatit pozitiv.

Një episod i ngjashëm tragjik ndodhi dhe një javë me parë me një infermiere në Venecia, për të njëjtat arsye të pashprehuara.

Statistikat në Itali tregonin dje se 5,760 punonjës shëndetësie janë konfirmuar të prekur nga koronavirusi, që përbëjnë rreth tetë përqind të rasteve totale të vendit.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA