Koronavirusi/ I moshuari me aftësi të kufizuara nuk kishte ngrënë për ditë me radhë. Karabinierët i sjellin gjithçka në shtëpi

25/03/2020 18:58

Kishte mbetur i vetëm në këto kohë për ditë të tëra pa ngrënë, në pamundësi për të blerë dyqane dhe pa të afërmit që të ishin në gjendje ta ndihmonin për shkak të kufizimeve për të frenuar infeksionet e koronavirusit në Itali, i moshuari ndihmohet nga karabinierët.

83-vjeçari nga Sassuolo (provinca e Modenës) thirri karabinierët, të cilët i sollën gjithçka të nevojshme në shtëpinë e tij.

Fillimisht oficerët shkuan në shtëpi, panë gjendjen e tij, dhe më pas morën gjithçka çfarë duhej për të.

Burri, një i ve në pension 83 vjeç, i paaftë për të dalë nga shtëpia, e gjeti veten pa ushqim dhe në vështirësi të mëdha. Ai shpjegoi se të afërmit e tjerë nuk mund ta ndihmonin.

“Ne i thamë atij se do ta konstatonim situatën. Kur na pa që po ktheheshim me blerjet në duar, zëri i tij dridhej nga emocione. Ai njeri mund të ishte gjyshi im: ne jemi të lumtur që e kemi ndihmuar atë “, thanë karabinierët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA