Shumë vende evropiane kanë ndërmarrë masa të rrepta për ndalimin e përhapjes së koronavirusit, pasi shpërthimi vazhdon të përkeqësohet çdo ditë edhe më shumë në të gjithë kontinentin.

Ju njohim me zhvillimet me të fundit:

Spanjë: Kryeministri Pedro Sanchez do të kërkojë sot nga parlamenti që të zgjasë gjendja e jashtëzakonshme në vend edhe për dy javët në vazhdim, deri në datën 11 prill.

Numri i viktimave dhe rastet e reja të infeksioneve janë rritur në ditët e fundit, duke e kthyer Spanjën në vendin më të prekur nga koronavirusi në Evropë, pas Italisë.

Ajo që është akoma më shqetësuese është fakti se më tepër se 5.000 nga 40.000 rastet e konfirumuara janë punëtorë të kujdesit shëndetësor.

Në Spanjë numërohen 42,058 të infektuar, 2,991 viktima dhe vetëm 3,794 pacientë janë shëruar.

Francë: Këtë të martë, Franca u bë vendi i pestë që pësoi më shumë se 1.000 vdekje që prej fillimit të shpërthimit të virusit. Jerome Salomon, zyrtari më i lartë i shëndetit në vend ka paralajmëruar se numri mund të jetë akoma më i lartë se kaq – 1.100 viktimat e konfirmuara janë ata që kanë ndërruar jetë në spitale.

Masat e rrepta të izolimit janë mjeti i vetëm efektiv dhe duhet të zgjaten deri në gjatë javë, nga periudha fillestare 15 ditore.

Në Francë numërohen 22,304 të infektuar, 1,100 viktima dhe vetëm 3,281 pacientë të shëruar.

Italia: Vendi më i prekur në botë jo vetëm në Evropë ka shtuar ndëshkimet për thyerjen e masave të vendosura, përfshirë këtu gjobat në mijëra euro dhe një burgim pesë vjeçar për këdo që teston pozitiv me Covid-19 dhe thyen karantinën.

Kryeministri Conte ka mohuar sugjerimet se izolimi do të zgjasë deri në korrik duke thënë se do të përfundojë sa më shpejtë të jetë e mundur.

Në Itali numërohen 69,176 të prekur, 6,820 viktima dhe vetëm 8,326 pacientë të shëruar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA