Tashmë është zyrtare Lojërat Olimpike në Tokio do të shtyhen në 2021.

Sipas televizionit publik japonez NHK, në fakt, Kryeministri Shinzo Abe kërkoi zyrtarisht një shtyrje një vjeçare, gjatë një konference telefonike me Thomas Bach dhe me anëtarët e tjerë të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Në fund të intervistës, Abe njoftoi se IOC “është 100% në marrëveshje”. Një zgjedhje e dhimbshme, por konsiderohet e pashmangshme, duke pasur parasysh gjendjen aktuale të pandemisë Covid-19.

Ditët e fundit, ka pasur një presion në rritje për një ndryshim të datave, si nga federatat ashtu edhe nga Komitetet Olimpike Kombëtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA