Në Turqi, spërkatja dhe fërkimi i duarve me kolonjë, është një ritual i hershëm kur shkon tek një berber, në një restorant apo edhe në një udhëtim në autobus.
Kolonja atje shihet si simbol i mikpritjes por edhe një ndihmë për higjienën, në një vend ky të dy këta elementë janë të shumë respektuar.
Tani, kolonja turke, që gjendet në çdo shtëpi, në frigorifer apo dollap, është bërë jashtëzakonisht e kërkuar si një armë në luftën kundër koronavirusit.
Shumë turq besojnë se kolonja, që ka një përmbajtje të lartë alkooli, është efektive për mbajtjen pastër të duarve dhe fytyrës e si pasojë, zbraps rrezikun e Covid 19. Radhë të gjata janë parë jashtë dyqaneve ku shitet kolonja në tregjet e Stambollit e veçanërisht në tregun e erëzave në lagjen historike “Eminonu”, që nga fillimi i marsit, para se Turqia të regjistronte rastin e parë të konfirmuar.
Tani, dyqanet dhe farmacitë kanë vendosur në xhama tabela ku lexohet “Kolonja është mbaruar”.Njerëzit shihen zakonisht teksa hedh kolonjë në duar në mes të rrugës ndërsa shoferët e taksive ia ofrojnë atë klientëve. Por a është besimi se kolonja është efektive kundër koronavirusit i mbështetur tek shkenca? Profesori Bylent Ertugrul, thotë se alkooli mund të shkatërrojë mburojën e jashtme të koronavirusit.
Sipas tij, larja e duarve me sapun është më efikasja por kur sapuni dhe uji nuk janë të disponueshme, përdorimi i dezinfektuesve të duarve, me të paktën 60 për qind alkool, mund të ndihmojë. Dhe kolonja sipas tij, e bën këtë funksion pasi ka të paktën 70 për qind alkool.
Top Channel