Të gjithë pacientët që përfitojnë barna me rimbursim por që u duhej të vinin në qendrën e konsultave për të lënë takim me mjekun specialist, i cili vlerëson gjendjen e tyre shëndetësore nëse duhet të përfitojnë me barna më rimbursim, tanimë do të shkojnë direkt te mjeku u familjes.
Me kodin që lëshon mjeku i familjes ata mund të shkojnë të marrin barna me rimbursim në farmaci të tregut të lirë. Por ndryshon situate pë rata të cilët marrin barna me rimbursim por në farmacinë spitalore. Ata marrin kodin tek mjeku i familjes por ilaçet vijnë I marrin në farmacinë e QSUT.
Për çfarë keni ardhur?
Për barnat me rimbursim për plakën.
Çfarë barnash merr?
Me emër nuk i di, por i kam me dokumenta dhe ai thotë do të shkosh te mjeku i familjes që ju ka ndjekur.
Për çfarë sëmundje trajtohet?
Për zemrën i marrim te doktoresha i vulosim.
Sa herë e bëni këtë procedurë?
Çdo gjashtë muaj. Thonë të sjellim edhe nënën, nëna është 85-vjeç. Por këtë herë tha do shkoni te mjeku i familjes.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë publik numrin 0800 40 40 ku qytetarët mund të telefonojnë për të marrë çdo informacion të nevojshëm.
Top Channel