Në lagjet karakteristike të Korçës qetësia është shumëfishuar.

E ndërsa karantinimi ka bërë që rrugët dhe rrugicat të jenë të zbrazëta, koha e lirë ka bërë që jeta të organizohet ndryshe në oborret e shtëpive. Pas kangjellave karakteristike përveç punëve të përditshme, disa I janë rikthyer leximit, dikush punës artizanale të grepit apo qëndismave apo thjesht pushimit në ajër të pastër.

Jorgji Zharkalli është një 76-vjeçar për të cilin karantinimi i shumëfishoi orët e kaluara me librin ndërsa kjo situatë I rikthen në mendje Dekameronin e Bokacios.

E diela që lam pas është ndryshe nga çdo tjetër kur Korça gëlon nga lëvizjet e gjallëria. Të vetmet që e thyejnë heshtjen dhe dalin përtej dritareve e dyerve me kangjella janë bisedat mes fqinjëve, muzika dhe të lehurat e qenve që në këto ditë janë miqtë më mirë.

Top Channel