Tjetër tërmet në Zagreb/ Qytetarët ikin drejt bregdetit, policia i vendos në karantinë
22/03/2020 17:51
Në orën 16.16 në Zagreb është regjistruar një tërmet i ri dhe sipas të dhënave të para, 17 njerëz u lënduan nga tërmetet që goditën vendin më herët në mëngjes.
Autoritetet kroate raportojnë se një 15-vjeçare është në gjendje kritike dhe se mjekët po luftojnë për jetën e saj.
Sipas mediave kroate, tërmeti i pasdites u ndje shumë në pothuajse në të gjithë Zagrebin, transmeton KosovaPress.
Për shkak të tërmetit, shumë njerëz nga Zagrebi u drejtuan për në bregdet, kryesisht në drejtim të Rjekës.
Por ata do të vendosen 14 ditë në izolim për shkak të koronavirusit.
Top Channel