Mbretëresha e këngës popullore e Shqipërisë së Mesme Merita Halili dhe bashkëshorti i saj, instrumentisti virtuoz Raif Hyseni në një intervistë në “E Diell”në Top Channel zbuluan ndër të tjera detaje nga jeta e tyre familjare dhe bashkëshortore.
“Kur vjehrra më vjen në shtëpinë time në SHBA, filloj ta përgatis veten 2 muaj përpara” rrëfen me të qeshura këngëtarja e njohur.
Halili zbuloi dhe një talent tjetër të sajin, kulinarinë dhe këtë e kishte të lidhur me vjehrrën.
“Vjehrra më ka mësuar të gatuaj petullat e Kosovës, byrekun më rrathë që ata i qajnë” pohoi Merita.
Edhe Raifi nga ana e tij tregoi se e ka respektuar vjehrrën jo vetëm sepse i ka ndihmuar në rritjen e vajzave, por edhe për faktin që e ka konsideruar gjithmonë si nënën e tij.
Prej vitesh Merita dhe Raifi jetojnë dhe punojnë në SHBA së bashku me tre vajzat e tyre.
Top Channel