Deri pak javë më parë, shumëkush pyeste përse koronavirusi nuk po shfaqet kërcënueshëm në Afrikë dhe çfarë ka ky kontinent që po mbetet jashtë trendit në pjesë të tjera të globit.
Por, koronavirusi nuk e kurseu as Afrikën dhe gjatë fundjavës, kontinenti e kaloi shifrën e 1 mijë të prekurve. Aktualisht janë 1198 raste të konfirmuara të Covid-19 sipas qendrës për kontrollin e sëmundjeve në Afrikë. Uganda ka raportuar rastin e saj të parë të shtunën pas testimit të një pasagjeri që u kthye në shtëpi nga Dubai.
Në Ruandën fqinje, qeveria njoftoi se mund të zgjaste kufizimet 14 ditore të imponuara javën e kaluar. Deri më tani, atje janë shënuar 17 raste çka e bën vendin më të prekur në afrikën lindore. Në republikën demokratike të Kongos, ndërkohë u regjistrua viktima e parë e Covid-19, një mjek i kthyer nga franca.
Virusi më herët kishte prekur vende si Algjeria, Egjipti, Afrika e Jugut, Tunizia e të tjera.
Top Channel