Në këto ditë me ankth nga koronavirusi në Shqipëri erdhi edhe lajmi i mirë. Mbrëmjen e së premtes u konfirmua se janë shëruar dy pacientët e parë. Kryeministri Edi Rama dhe ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu konfirmuan se janë shëruar dy kontaktet e pacientit zero në vendin tonë.
Njeri prej tyre është Viktor Kola, 54 vjecari, babai i 28 vjecarit që erdhi nga Firence e Italisë dhe që autoritetet e cilësojnë pacienti zero, si edhe një tjeter person, kontakti i të riut.
“Dy pacientët e parë të hospitalizuar janë gati të lënë spitalin Infektiv pas testit konfirmues. Ata rezultuan negativë edhe në testin e dytë pas trajtimit”, tha Manastirliu dhe Rama. “Por JU LUTEM KUJDES‼ Të prekurit po shtohen, spitali infektiv ka katër pacientë në terapi intensive dhe numri i të shtruarve po rritet dita-ditës JU LUTEM QËNDRONI NË SHTËPI.
Nëse keni shenja të sëmundjes telefononi ne numrin 127”, është mesazhi i Ministres Manastirliu, ndërsa kryeministri thotë : Mirënjohje dhe përunjësi mjekëve të spitalit Infektiv. Një lajm të mirë e cilesoi edhe Presidenti Meta, që po ashtu shprehu mirënjohjen për mjekët. Ndërkohë dy pacientet e shëruar pasi të lenë spitalin do të vijojnë të qëndrojnë të izoluar në shtëpi për një periudhe 2 javore.
Top Channel