Njoftim i rëndësishëm nga MEPJ: Kush nuk ka mundur të largohet nga Kandaja dhe i mbaron statusi duhet të…

21/03/2020 19:04

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka bërë me dije se shtetasve që u mbaron leja e qëndrimit apo viza turistike dhe ndodhen në Kanada dhe për shkak të situatës nuk kanë mundur që të largohen mund të aplikojnë dhe të shtyjnë statusin.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon të gjithë qytetarët shqiptarë që ndodhen në Kanada, se të gjithë personat që për arsye të situatës së krijuar nga virusi COVID-19, nuk kanë mundur të largohen nga Kanadaja, mund të aplikojnë online për zgjatjen e statusit të tyre të qëndrimit, para përfundimit të tij.

Aplikimi mund të bëhet në linkun:

https://www.canada.ca/en/immigration-refugees-citizenship/services/visit-canada/extend-stay.html

 

Top Channel