Edhe në Durrës thyhen rregullat/ Qytetarët nuk pyesin për CoVid-19, “dynden” në rrugët e qytetit
21/03/2020 10:40
DURRËS- Edhe pse në qytetin bregdetar të Durrësit, është shënuar një nga dy viktimat e koronavirusit në Shqipëri, qytetarët vijojnë të mos binden dhe të mos ruajnë veten e të tjerët.
Mëngjesi i sotëm ka nisur si një ditë krejt normale ku qindra qytetarë nga të gjithë moshat janë “dyndur” në tregun e fruta perimeve dhe në rrugët e Durrësit.
Ndonëse prej ditësh qeveria dhe autoritete shëndetësore vijojnë të bëjnë thirrje për të qëndruar në shtëpi, qytetarët e pabindur kanë dalë në rrugë duke rrezikuar të kontaminohen dhe më pas të shpërndajnë në masë CoVid-19.
Në vendin tonë janë deri më tani 70 persona të infektuar ndërsa dy të moshuar kanë gjetur vdekjen si pasojë e këtij virusi.
Top Channel