Koronavirusi/ Humbin jetën tre anëtarë të një familje në SHBA, katër të tjerë në gjendje të rëndë

19/03/2020 21:17

Historia e një familje në New Jersey të SHBA-ve, ka mbushur faqet e para të mediave amerikane, kjo pasi tre anëtarë të saj, që ishin të infektuar me koronavirus, kanë ndërruar jetë.

Grace Fusco, 73 vjeçe, humbi jetën disa orë pasi djali i saj Carmine, humbi betejën me COVID-19. Mirëpo fatkeqësitë në këtë familje nuk kanë të sosur, sepse edhe Rita Fusci-Jackson, 55 vjeçe, e cila është motra dhe e bija e viktimave, gjithashtu ka ndërruar jetë. Sipas mediave lokale, Grace, kishte një javë e shtruar në spital dhe mbahej në jetë me anë të aparaturave.

Ajo vdiq pa e mësuar që po nga e njëjta sëmundje, ishin shuar edhe dy nga fëmijët e saj. Mendohet se virusi është përhapur në familje në datën 10 mars, kur të gjithë ishin mbledhur për një drekë. Nga krahu tjetër edhe 4 familjarë të tjerë janë të infektuar me virusin korona dhe gjendja e tyre paraqitet kritike, sqarojnë mediat.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA