Në Itali, pavarësisht se është vendi i dytë më i prekur në botë nga koronavirus pas Kinës me 2.500 vdekje e mbi 31.500 të infektuar, njerëzit vazhdojnë t`i shkelin rregullat e izolimit.

8.000 gjoba janë vendosur vetëm gjatë ditës së djeshme, e siç thotë “La Repubblica”, shumë prej tyre janë të moshuar që injorojnë kërkesën e autoriteteve. Për këtë arsye, ekzekutivi Italian ka vendosur t`i ashpërsojë masat edhe më tej; tani kush vazhdon t`I shkelë rregullat rrezikon të përballet me një dënim prej deri në 12 vjet heqje lirie, sepse do të denoncohet për krim kundër shëndetit publik.

Anketat tregojnë se 60% e Italianëve janë pro masave që ndalojnë lëvizjet dhe kontaktet por tani në javën e dytë që kalojnë të mbyllur në shtëpi, ata pyesin veten se sa herë të tjera do të dëgjojnë këmbanat me “këngën e vdekjes”, e për sa kohë vendi do të jetë i paralizuar nga një virus që u shfaq 9,000 km larg në një qytet kinez që nuk ia dinin as emrin? Mbrëmjen e së martës, edhe Mali i Zi, vendi i fundit i paprekur në Europë, konfirmoi dy rastet e para të infektimit me koronavirus.

Bëhet fjalë për dy gra, të ditëlindjeve 1948 dhe 1973 që ishin kthyer njëra nga SHBA-ja dhe tjetra nga Spanja. Në Serbi, u ndalua lëvizja e të moshuarve gjatë ditës, ndërsa në orët e natës janë të ndaluar të gjithë qytetarët, përveç autoriteteve kompetente. Australia, me 5 te vdekur e mbi 450 njerëz të infektuar, i ndaloi tubimet “jothelbësore” në përpjekje për të frenuar pandeminë. Në SHBA sakaq, numri i të vdekurve nga koronavirusi ka mbërritur në 100. Shtetet më të goditura atje vazhdojnë të mbeten Uashingtoni, Nju Jorku dhe Kalifornia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA