Studiuesit tregojnë arsyen se përse Koronavirus po gjen terren kaq shumë në Itali

18/03/2020 17:43

“Përhapja e koronavirusit në Itali po njeh pasoja kaq shkatërruese sepse ka një popullsi të vjetër dhe të moshuarit janë në kontakt të shpeshtë me të rinjtë”.

Një studim i Universitetit të Oksfordit ka sugjeruar që gjeneratat e reja që jetojnë nën një çati me të moshuarit, janë faktori kryesor i përhapjes galopante të epidemisë në Itali.

Deri më tani më shumë se 31,000 mijë njerëz janë diagnostikuar të prekur nga COVID-19, në Itali, ndërsa numri i vdekjeve ka shkuar në 2,503 persona, shkruajnë mediat e huaja. Italia ka popullsinë e dytë më të vjetër në botë pas Japonisë, thuajse 22 % e popullsisë janë mbi 65 vjeç dhe sipas ekspertëve kjo shtresë ka probabilitetin më të madh për të humbur jetën në rast se infektohen me COVID-19.

Është e zakonshme për të rinjtë që jetojnë sidomos në porvincat e Italisë, për të jetuar me gjyshërit e tyre. Por shpesh detyrohen që të udhëtojnë drejt qyteteve më të mëdha, si Milano, për të punuar apo shkolluar. Ekspertët vlerësojnë se pikërisht gjatë këtyre udhëtimeve, të rinjtë, janë “përqafuar” me virusin famëkeq dhe pa e kuptuar që janë mbartës ia kanë transmetuar familjarëve. Gjithashtu në studim thuhej se edhe Britania e Madhe ka rreth 11.9 milionë të popullsisë mbi moshën 65 vjeç, kështu që sipas tyre qeveria të marrë masat e nevojshme për të minimizuar përhapjen, që të mos kemi një rast të ngjashëm me Italinë. Pandemia ka gjetur terren në Itali kryesisht në Milano dhe provincat rreth saj, si edhe në rajonin e Lombardisë dhe Veneto.

I gjithë vendi ndodhet në izolim dhe qytetarëve iu është kërkuar që të qëndrojnë në shtëpi. Sakaq, studiuesit janë ndalur pak edhe tek mosha që prek më së shumti virusi. Sipas tyre sa më i moshuar të jesh aq më shumë rrezikohesh nga virusi korona. Sistemi imunitar dhe funksionimi i mushkërive tek këta subjekte është natyrisht më i dobët, kështu që organizmi është më pak i aftë të prodhojë qeliza për ta “luftuar” virusin. Po ashtu të moshuarit që vuajnë nga sëmundjet kronike, si sëmundjet e diabetit apo të zemrës, janë “preja e preferuar e pandemisë”, thuhet në studim.

FOTO GALERI
7/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA