Prekëse/ Ishte vendosur në karantinë 13 ditë pas lindjes, nëna ribashkohet me foshnjën e saj

18/03/2020 21:41

Një foshnjë, e cila ishte vendosur në karantinë vetëm 13 ditë pas lindjes, është ribashkuar me nënën e saj. Nëna e vogëlushes, e cila ishte e dyshuar si mbartëse e COVID-19,  e lindi foshnjën teksa ishte në karantinë në një qytet  kinez muajin që lamë pas, shkruajnë mediat e huaja. E porsalindura u dërgua menjëherë në spital, për shkak të gjendjes së nënës së saj, por pas testeve të njëpasnjëshme rezultoi se nëna e vogëlushes nuk ishte mbartëse e virusit famëkeq.

“E dërguam foshnjën në karantinë, sepse kishte kontakte të shpeshta me prindërit, pasi ajo kishte 13 ditë që kishte lindur. Ka pasur shumë faktorë që e rrezikonin vogëlushen. Kështu që i kushtuam vëmendje maksimale rastit”, shprehet Zhao Li, drejtor  pediatrisë në spital.

Megjithatë vogëlushja ka arritur të shtojë masën e saj trupore gjatë kohës në izolim, nga 3 kilogram, që ishte pasha e saj fillestare, tashmë ajo peshon 3.4 kilogramë, shkruajnë mediat e huaja.

“Mund të them se mjekët dhe infermierët, e trajtuan vogëlushen si fëmijën e tyre, për ne ajo ishte foshnja e të gjithëve. Ne I kushtuam asaj vëmendje maksimale.”, shtoi më tej Li.

Sakaq, gjatë dorëzimit të foshnjës në krahët e nënës, mjekët i dhuruan gruas disa fotografi të vogëlushes gjatë izolimit, për të shërbyer kjo, si një formë kujtimi.

FOTO GALERI
5/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA