Nuk e lejuan të takonte mamanë në shtëpinë e të moshuarve, burri e kthen vendin në një “koncert”

18/03/2020 22:57

Frika si pasojë e koronavirusit ka bërë që shumë qeveri të paralizojnë aktivitetet e përditshme. Shumë shkolla janë mbyllur, restorante, bare, si edhe shumë institucione private dhe shtetërore, janë të mbyllura gjithashtu, deri në një urdhër të dytë.

Së fundmi një shtim të shpejtë të numrit të vdekjeve dhe të infektuarve po njeh dhe SHBA. Në këto kushte, autoritetet kanë ndërmarrë një sërë masash parandaluese, për të minimizuar shtrirjen e COVID-19, një ndër to është dhe izolimi i shtëpive të të moshuarve.

Mirëpo një vendimi tillë, ka lënë me zemër të thyer David DeLoach, nga Brentwood i SHBA-ve. Ai shkoi si gjithmonë për të kaluar disa çaste me mamanë, e cila strehohet në këto ambiente, por këtë herë personeli i shtëpisë së të moshuarve, nuk e lejoi ta kryente një veprim të tillë. I gjendur në këto kushte, burri mendoi një ide krejt origjinale, për të krijuar një formë kontakti me mamanë dhe kjo ishte muzika. David mori kitarën në dorë dhe filloi t’i këndojë të moshuarve këngën e njohur “Somewhere Over the Rainbow”. Mirëpo, tingujt e muzikës nuk surprizuan vetëm nënën e David, por edhe shumë të moshuar të tjerë doëln në dritare për të shijuar këtë moment.

“Jam munduar t’i inkurajoj dhe t’iu dhemb se janë ende të rëndësishëm për shoqërinë dhe se nuk i kemi harruar”, u shpreh burri.

Top Channel