Kuvendi i Kosovës ende nuk e ka pranuar dekretin nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, për të shqyrtuar kërkesën për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme nga virusi COVID-19.

Këtë për KosovaPress e ka konfirmuar këshilltari i kryetares së Kuvendit Vjosa Osmani, Faton Peci, i cili ka thënë se ende nuk e kanë pranuar dekretin.

Pasi të pranojnë dekretin, Kuvendi i Kosovës brenda 48 orëve duhet të mbajë seancën për të vendosur.

Mbrëmë kreu i shtetit Hashim Thaçi, në një konferencë për media pas takimit të Këshillit të Sigurisë tha se do t’i propozojë Kuvendit që të miratojë dekretin për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të virusit COVID-19. Mirëpo, kjo kërkesë është kundërshtuar nga Qeveria e Kosovës.

Deri më tani në Kosova janë shënuar 19 raste me koronavirus.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA