FOTO/ Aksidenti i rëndë në Fushë Krujë, reagon policia: 3 të vdekur, një në gjendje të rëndë

18/03/2020 21:15

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë Krujë ku mësohet se kanë ndërruar jetë 3 persona dhe një është në gjendje të rëndë.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 18.03.2020, rreth orës 20:30, në autostradën Fushë Krujë-Laç, një mjet tip “Audi”, i ka rënë nga mbrapa një kamioni me targa Kosove dhe për pasojë, kanë ndërruar jetë  3 shtetas  që udhëtonin në mjetin Audi dhe një tjetër është dërguar në gjendje kritike për jetën në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

FOTO GALERI
3/9

Top Channel