Pavarësisht kundërshtimit të kryeministri Albin Kurti, presidenti i Kosovës, Hashim Thaci firmosi dekretin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme prej situatës së krijuar nga koronavirusi.
“Bazuar në detyrat e mia kushtetuese si President, pas takimit të sontëm me Këshillin e Sigurimit të Kosovës, kam nënshkruar një dekret për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në mes të situatës së krijuar nga shpërthimi i # COVID19”, ka shkruar Thaçi në “Tëitter”.
Propozimin, presidenti e kishte bërë të marten mbrëma, gjatë një konference shtypi pas takimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Por ekzekutivi kosovar e konsideron këtë një masë ekstreme dhe të panevojshme. Pas propozimit të Thacit, zëvendëskryeministri Haki Abazi kishte deklaruar për mediat se qeveria do të shqyrtojë situatën nëse në një periudhë të caktuar mund të krijohen rrethanat për shpalljen edhe të gjendjes së jashtëzakonshme.” Ne mendojmë që për një gjendje të tillë duhet të shihet situata, e të veprohet në momentin e duhur kur e kërkon nevoja dhe kur vendi gjendet ne një situatë që kërkon një veprim të tillë”, tha Abazi. Qeveria ndërkohë mori vendim që qytetarëve të cilat kanë mbetur jashtë Kosovës, të mund t’i lejohet ardhja me leje të veçantë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit, pas konsultimeve me ministrin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe ministrin e Ministrisë së Punëve te Jashtme dhe Diasporës. Numri I të prekurve nga koronavirusi në Kosovë është aktualisht 19; dy rastet e fundi ishin një burrë dhe një grua që ktheheshin nga Gjermania.
Top Channel