“Biçikletë në shtëpi, mbaj trupin në formë dhe kaloj kohën”, ja si po e kalon karantinën aktorja Niada Saliasi

18/03/2020 15:33

Në studion e emisionit “Shqipëria Live”, me anë të një lidhje live, ishte aktorja Niada Saliasi. Si shumëkush nga ne edhe Niada ndodhej në vetë izolim, si pasojë e panikut të krijuar nga COVID-19, por shprehet që është një person që nuk e ka problem të qëndruarin në shtëpi.

Aktorja sugjeron që qytetarët të shfrytëzojnë rrezet e diellit dhe të përfitojnë prej saj vitaminën D, aq shumë të rëndësishme për organizmim sidomos në këto kohë virusi. Por ashtu ajo tha që të pini sa më shumë lëngje frutash për të përfituar vitaminën C dhe për të forcuar sadopak sistemin imunitar. Megjithatë, Niada pretendon se një vend që ka kaq shumë diell siç është vendi ynë, nuk do ta ketë shumë të vështirë për të kaluar këtë pandemi globale.

“Në këtë situatë që jemi të dalim në ballkone të marrim vitaminën D, pini lëngje frutash dhe të marrni vitaminën C. Në këto kushte të gjithë mund të bëjnë ushtrime në shtëpi për të rritur qarkullimin e gjakut. Kam dy dit që bëj stërvitje në biçitletë dhe bëj gjysmë ore në ditë. Në rrjetin tim social kam bërë disa video humoristike për të kaluar këtë situatë. Për këtë arsye gjithsecili nga ne duhet të kalojë këto masa. Të njejtën gabim bëri Italia para dy muajsh. Tashmë që italia ka kuptuar nga gabimi i vet, një gjë të tillë duhet të bëjmë edhe ne. E gjej kënaqësinë tek dielli tek lulet. Po njihemi me të shtëpisë tonë (shprehet me batutë), ky është momenti më i mirë për të shfrytëzuar situatën. Nuk e kam problem të qëndruarit në shtpëi, një kafe të mungon, por mund të bësh edhe pa të. Të gjithë nga ne është potencial për t’u infektuar, ndaj është më mirë që të rrimë në shtëpi. Ne si vend solar duhet ta kalojmë më shpejt këtë situatë”, përfundoi aktorja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA