Posta e Kosovës është duke ofruar shërbime përmes zyrave postare mobile edhe në fshatrat që janë në karantinë për shkak të koronavirusit, në Stubëll të Vitisë dhe Dumnicë të Podujevës.

Për shkak të kufizimit të lëvizjes së banorëve të këtyre dy fshatrave, Posta e Kosovës ka dërguar stafin e saj që t’iu ofrojë mbushje elektronike dhe kartela rimbushëse për telefona mobilë si dhe shërbime postare në bazë të kërkesave dhe nevojave të tyre.

“Në çdo rrethanë do të jemi pranë të gjithë qytetarëve që kanë nevojë për shërbimet tona, me të gjitha kapacitetet tona”, ka thënë kryeshefi ekzekutiv i Postës, Shefqet Avdija.

Ai sot ka vizituar edhe zyrat postare në Klinë dhe Malishevë për të parë ecurinë e punës në këto dy qytete, po ashtu të vendosura në karantinë. Aktualisht, Posta e Kosovës është duke operuar në çdo komunë të Kosovës, me 80 zyra postare, 300 postierë dhe me mbi 250 punonjës të sportelit. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA