Këngëtarja e njohur ka fituar kontestin gjyqësor për të drejtat autoriale lidhur me hitin e saj “Dark Horse”, pasi u akuzua për kopjim të këngës të zhanrit rep të krishterë “Joyful Noise” nga Marcus Grey.

Kënga në fjalë u konstatua se nuk kishte ngjashmëri të dallueshme me melodinë e 35-vjeçares për t’u mbrojtur nga të drejtat e autorit.”Është e padiskutueshme në këtë rast, madje edhe shikimi i provave në dritën më të favorshme për paditësit, se elementët me tetë nota në ” Joyful Noise” nuk janë një kombinim veçanërisht unik ose i rrallë,” thuhet në vendimin e gjykatës federale e cila vendosi në favor të Katy Perry.

Aktgjykimi i veçantë pason një apel të paraqitur nga Perry kur një juri në Kaliforni e gjeti fajtore për kopjim të këngës gjashtë muaj më parë.Perry dhe bashkëpunëtorët e saj – Dr. Luke, Max Martin dhe Circuit – fillimisht u obliguan të paguanin një gjobë mbi 2.78 milionë dollarë për Grey dhe ekipin e tij. Perry u urdhërua të paguante 550,000 dollarë personalisht, transmeton KosovaPress.Procedimi gjyqësor filloi në vitin 2014 kur Grey fillimisht paditi Perry për shkak të “Dark Horse”, këngë kjo e cila qëndroi për disa javë në krye të top 100 në Billboard.Perry dhe bashkëpunëtorët e saj dëshmuan se nuk kishin dëgjuar kurrë më parë këngën për të cilën akuzoheshin se e kishin kopjuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA