Vdekjet e para nga Koronavirusi/ Listës i shtohet Brazili, Islanda dhe Malajzia

17/03/2020 17:29

Ditën e sotme për shkak të Koronavirusit janë shënuar vdekjet e para edhe në tre shtete të tjera dhe janë Brazili, Islanda dhe Malajzia.

Këto shtete janë më të fundit që u janë shtuar listës së vendeve që kanë pasur viktima edhe pse rastet kanë qenë të shumta.

Malajzia ka 673 raste të konfirmuar dhe 2 viktima që janë shënuar sot. Brazili ka 301 raste të konfirmuara dhe 1 viktimë, Islanda ka 225 raste të konfirmuara dhe 1 viktimë.

Numri i viktimave deri më tani është 7524 dhe në 58 shtete ka pasur të paktën një viktim.

Top Channel