Turistja thyen rregullin e karantinës, dy policë e nxjerrin nga pishina

17/03/2020 17:12

Një turiste britanike, e cila ishte duke notuar në pishinë, në një hotel në ishullin Tenerife, është arrestuar nga policia, pasi ka shkelur urdhrat e qeverisë për të qëndruar të izoluar, brenda dhomës së hotelit. Në videon e bërë virale, shikohet gruaja e veshur me bikini, teksa ishte duke notuar e qetë në brendësi të pishinës.

Pak më vonë një burrë që ndodhej në hotel, por që ishte polic hidhet brenda në pishinë dhe tërheq prej aty gruan. Më pas një tjetër oficer qëndron në anën e jashtme të pishinës për ta nxjerrë atë prej aty dhe për ta shoqëruar në rajonin më të afërt, për procedura të mëtejshme, shkruajnë mediat e huaja.

Sakaq, autoritetet në vendpushimet si Tenerife dhe Benidrom kanë urdhëruar qytetarët dhe turistët që të qëndrojnë nëpër shtëpi apo në dhomat e hotelit deri sa situate të qetësohet, si pasojë e koronaviurist.

Megjithatë shpesh turistët e “injorojnë” këtë udhëzim dhe shihen duke dalë nëpër rrugët e ishullit.

“Na është thënë që të qëndrojmë nëpër dhoma gjatë ditës, dhe me të vërtetë kjo gjë është zhgënjyese. Por të paktën na lejojnë që të frekuentojmë restorantin në kohën e konsumimit të ushqimit”, u shpreh një turist.

Një tjetër shtoi:

“Personeli këtu është vërtetë miqësor. Nuk mund të bëjnë më shumë se kaq në një situatë si kjo”.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel