Koronavirusi: Japonia lëshon në treg testin 15-minutësh teksa qeveria përforcon kapacitetin e monitorimit

17/03/2020 17:33

Japonia ka shtuar në mënyrë dramatike prodhimin e kiteve testuese të koronavirusit vrasës, duke përfshirë dhe një kompani private që premton se kitet e saj nxjerrin rezultatin brenda 15 minutave.

Japonia thotë tashmë se është e aftë të testojë 7,000 njerëz në ditë por i qëndron besnike politikës së testimit vetëm të individëve të konsideruar më të rrezikuar, si punonjësit e mjekësisë dhe të shërbimeve të tjera publike.

Kompania me bazë në Osaka, Kurabo Industries tha se ka nisur shitjet e testit të saj që ka saktësi 95 përqind.

Zëdhënësi i kompanisë që zakonisht njihet për prodhimin e tekstileve, tha se p prodhohen 1,000 kite testimi në ditë me çmim 25,000 jen ($235), secili, të cilat mund të kryejnë 10 testime.

Testet ishin krijuar nga kompania partnere kineze dhe kryen duke vendosur në një membranë të veçantë, disa pika gjak dhe disa pika agjent testues.

Nga reagimi i agjentit doktori mudn të kuptojë brenda 15 minutave nëse personi është prekur nga koronavirusi i ri, prej prezencës së antitrupave në mostër. Kitet janë efektive nëpikasjen e sëmundjes nëfazat e hgershme, para shfaqjes së simptomave të dukshme.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel