Doktorët në Evropë po përsërisin gabimet e bëra në Wuhan, thonë mjekët kinezë

17/03/2020 16:34

Teksa numri i rasteve të reja të koronavirusit në Evropë tashmë po eklipson ato në Kinë, doktorët në Vuhan vendi ku u shfaq i pari patogjeni, thonë se po shohin shenja shqetësuese të përsëritjes së gabimeve.

Parësorë për ta është mbrojtja e pamjaftueshme e personelit mjekësor e cila ka çuar në numra të medhenj infektimesh mes doktoërve e infermierëve.

Në Vuhan, mungesa e njohurive për sëmundjen solli mangësi në pajisjet mbrojtëse në javët e para dhe mijëra punonjës të shëndetësisë u infektuan gjatë trajtimit të pacientëve. 46 prej tyre vdiqën.

“Kolegët tanë evropianë po infektohen me sëmundjen në punën e tyre të përditshme dhe përmasat janë të ngjashme me ato të situatëë së hershme në Vuhan,” tha Wu Dong, profesor gastro-enterologjie në spitalin universitar të Pekinit. Wu foli dje nga Vuhan me gazetarë nga Pekini për situatën, së bashku me tre doktorë të lartë kinezë. “duhet të mbrohet stafi mjekësor”, theksoi ai.

Kriza po tregon pasojat e saj në vendet perëndimore teksa nga Italia në SHBA po raportohen mangësi në mjetet mbrojtëse si maskat teksa numrat e mëdhenj të pacientëve po dominojnë doktorët e infermierët.

Du Bin, drejtor i kujdesit intensiv në Pekin tha se në Vuhan, doktorët e veshëve, hundës, fytit e syve u infektuan në masë nga kolegët e tyre.

“Doktorët kanë pasur kontakt të afërt me pacientët prandaj janë infektuar lehtësisht. Është e rëndësishme që doktorët të edukohen për të mbrojtur veten e tyre”, tha ai.

Epidemia ka sëmurur 170,000 vetë në të gjithë botën dhe ka vrarë 7,000. Ajo është ngadalësuar në Kinë, me vetëm 21 raste të reja të martën, por është përshpejtuar në Evropë e SHBA.

Në Kinë popullata po rikthehet ngadalë në aktivitett e përditshme por vdekjae doktorit të njohur Li Wenliang ka qenë burimi kryesor i zemëratës për trajtimin e sëmindjes. 34-vjeçari ishte nga alarmuesit e parë për sëmundjen në dhjetor por asokohe u shkarkua sanksionua nga autoritetet.

Doktorët kinezë kërkojnë t’i jepet prioritet testimeve pasi ndryshe nga pandemia e 2003 e shkaktuar nga SARS, koronavirusi jep vetme simptoma të lehta ose asnjë simptomë fillimisht te të infektuarit, të cilët pa e ditur ia transmetojnë të tjerëve. Dhënia e testeve me acide nukleike që e identifikojnë atë është thelbësore, thonë doktorët. (Bloomberg)

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA