Foto ilustruese

Nga ditari i një farmacisti që kurrë nuk do të rrëfente diçka të tillë, por që dekonspirohet nga kush i qëndron më afër dhe vëzhgon përditshmërinë e tij…

Në mëngjesin e së hënës më erdhi furnizimi, pashë që alkoolin nuk ma kishin sjellë dhe dezinfektantëve u qe rritur çmimi. E dija që miku dhe klienti im këtu ngjitur, nuk do me besonte e kështu do i tregoja faturën. Ndërsa Xhemilja që vjen çdo ditë për të matur tensionin e ndërkohë me tregon për gjellën që ka bërë për drekë, do mendojë se ne farmacistët jemi mashtrues. Po do e harrojë prapë, siç harron të sjellë lekët e ilaçeve dhe do të rikthehet të më flaës sërish teksa i mas tensionin pa para. Ndoshta brenda në farmaci do ta gjejë Kadrija, e cila do të lerë fillimisht pazarin aty dhe pastaj do të kthehet nga mjekja me të njëjtën recetë të përhereshme për çdo semundje dhe do më kërkojë t’i heq ilaçet e tepërta pasi nuk i përballon të gjitha. Une nuk mund të marr përsipër një gjë të tillë, por e di se pastaj ajo nuk do t’i marrë fare edhe nëse I’a jap veresi. Më vonë do të kaloje Ganiu, i cili kalon çdo ditë dhe më merr rreth gjysëm ore duke me pyetur për çmimin dhe përdorimin e aksh ilaçi, të cilin do ta blejë tek farmacia e lagjes së tij. Më kanë mbaruar dorezat sepse një pjesë të stokut që kisha u’a dhurova vullnetarëve maqedonas që erdhën për të na ndihmuar për tërmetin e tani nuk ka më në depo. Mbrëmë kam fjetur keq sepse njeri nga klientet e mi kishte vajzën e vogël me temperaturë dhe donte të dinte ç’të bënte, ndërkohë rëndom miqtë dhe të afërmit më telefonojnë në çdo orë të ditës dhe natës, por veçanërisht natës. Do të doja të mos përgjigjesha, mirëpo kjo është e pamundur sepse do apo nuk do, punës sime nuk i iken dot. Njerëzit vijnë për lloj – lloj hallesh e pasi të kërkojnë te bësh gjithçka përveç asaj që duhet të bësh, që nga parkimi i makinës e deri tek seancat e psikologjisë, vizitat, këshillimet a rregullimet e bravave për të moshuarit e lagjes. Në fund të rrahin krahët e të thonë ‘Hë se ti gjysëm doktor je!’. E kjo gjysma e thënë herë më përçmim e herë me vlerësim, e bën pak të çuditshëm profesionin tim. Sidoqoftë, unë do të vazhdoj të bëj atë që di të bëj, në mënyrën më të mirë të mundshme edhe nëse që ta bej mire do të më duhet të parkoj ndonjë makinë apo të rregulloj ndonjë kalorifer, teksa bind pacientin e radhës të mos pije antibiotikë kot, por të marrë një recetë për të qenë! Edhe siç citohej në “Pharmaceutical journal”: “E di që atje jashtë është një botë e egër, e shumica e njerëzve do të sëmuren… të pasurit do të shkojnë tek doktori, ata me pak te pasur tek infermieri dhe pjesa tjetër do trokasë në portën time…”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA