“2-mujori i ardhshëm është shumë kritik”, kryeministri grek: Hedhim në treg 2 mld euro kesh: Jemi në luftë…

17/03/2020 16:41

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, i jep një mesazh popullit grek, në këto ditë të vështira të koronavirusit, duke i thënë

“Jemi në luftë me një armik të padukshëm, por jo të pamposhtur. Prioritet për ne të shpëtojmë jetë, të zhvendosur paketa 2 miliardë euro për aktivitete prodhuese që kanë ulje të xhiros për shkak të situatës” kështu është shprehur kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.

Ky i fundit i ka dhënë një mesazh popullit grek në këtë situatë që po kalojnë për shkak të koronavirusit.  Ai ndër të tjera është shprehur se bizneset nuk duhet të bëjnë asnjë pushim nga puna.

Ndër të tjera  kryeministri grek ka pohuar se 2-mujori i ardhshëm është shumë kritik dhe ka theksuar se mbi të gjitha sot duhet të kemi përgjegjësi personale.

“Greqia do të dalë më e fortë nga kjo situatë”, ka theksuar ai.

Top Channel