Policia e Vlorës ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit Toni (Fatjon) Metushi, 30 vjeç, në fshatin Risili, Vlorë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim.

Metushi është dënuar nga Gjykata e Vlorës me 4 vite burg, materialet i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë:

Vlorë

Policia ka ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim Toni (Fatjon) Metushi, 30 vjeç, në fshatin Risili, Vlorë.

Policia ka bërë kapjen dhe ndalimin e këtij shtetasi pasi 30 vjeçari ka qenë shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.

Gjykata e Apelit Vlorë me anë të vendimit të formës së prerë nr.267, e ka dënuar këtë shtetas me 4 vite burgim.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Top Channel