Të parët kudo! Të gjithë në Youtube-in e Top Channel për të rejat e fundit

16/03/2020 11:29

Kanali i Top Channel në Youtube arrin një rekord të ri, 4.556.165 views vetëm në datën 15 mars

Në këto ditë vetëkarantimi të gjithë i janë drejtuar ekranit të televizionit dhe Top Channel në këto ditë i ka qëndruar pranë të gjithë shqiptarëve për t’i informuar. Masivisht u përkrah edhe ideja e hedhur nga emisioni Hipokrati në Top Channel dhe e lajmëruar në edicionet speciale informative në Top Channel për të falenderuar me duartrokitje mjekët dhe infermierët që po luftojnë me koronavirusin.
Shikueshmëria e lartë të prodhimeve të Top Channel e treguan edhe klikimet në kanalin e Top Channel në Youtube. Audienca on line e Top Channel kapi rekordin me 4.556.165 views vetëm në datën 15 mars. Shikuesit e programeve tona janë shqiptarët në të gjithë botën. Kjo nuk është një rastësi por është tregues i vlerësimit dhe besueshmërisë së publikut tek ajo që Top Channel raporton tek publiku. Kjo ndodhi edhe pak muaj më parë kur vendi u godit shumë rëndë nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019.

Shqiptarët kanë ndjekur minutë pas minute gjithcka ka ndodhur në Shqipëri në edicionin maratonë të Departamentit të Informacionit në Top Channel. Prej dy ditësh është raportuar nga çdo qytet i Shqipërisë, nga Kosova, Italia dhe shumë vende të botës. Shqiptarët qëndruan në shtëpi, ndërsa se çfarë po ndodh po ja u tregojnë gazetarët dhe punonjësit e Top Channel që për shkak të rëndësisë që ka informimi në këto ditë nuk janë në karantinë.

Në mbrëmjen e së shtunës ndoqët edhe “Dua të të bëj të Lumtur”, me shumë klikime por edhe “E Diell”, “Exclusive” dhe show argëtues i mbrëmjes “Portokalli” kanë qenë preferenca për argëtimin e publikut.

Top Channel i falenderon të gjithë për besimin dhe ju ftojmë të vazhdoni të na ndiqni si gjithmonë.

Top Channel