24/11 21:11
Ishte folur gjatë për uljen e tij në pankinën e Kukësit, por Safet Gjici zgjodhi Orges Shehin në momentet e fundit dhe ish trajneri I Partizanit kampion, Skënder Gega, mbeti sërish i papunë.
Pak ditë më parë, në një intervistë Gega deklaroi se është gati të provojë çdo lloj aventure, ndërsa sot nënshkroi zyrtarisht me skuadrën Al Faisaly në kampionatin e Jordanisë.
Tekniku shqiptar u prezantua ditën e sotme dhe do të nisë menjëherë nga puna, ndërsa kampionati në Jordani sapo ka filluar dhe në javën e parë Al Faisaly arriti të marrë vetëm një barazim.
Top Channel