Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, njoftoi se është rritur numri të prekurve me virusin COVID-19 në 13 persona.

Sipas tij, katër rastet e reja janë nga fshati Stubëll i Vitisë, familjarë të ngushtë të pacientit të diagnostikuar pozitiv të premten.

Ai kërkoi të reduktohen daljet vetëm në rastet emergjente.

Arben Vitia: Mbrëmë vonë, bazuar në rezultatet e testimeve u konfirmuan edhe katër raste të reja pozitive me COVID-19. Të katër rastet janë nga fshati Stubëll e Vitisë, familjarë të ngushtë të pacientit të diagnostikuar pozitiv me COVID-19, me datë 13.03.2020. E gjithë familja kanë qenë në vetizolim dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë testimin edhe të familjarëve të tjerë.

Në këtë situatë vetëdija dhe ndihma e juaj është e domosdoshme. Mbani distancë nga tjetri. Reduktoni daljet veç në raste emergjente. Ndiqni rekomand imet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Top Channel