I infektuari me Covid-19 nga Fieri (i gjashti), që ka dalë pozitiv gjatë 24 orëve të fundit është bashkëshorti i 61-vjeçares që rezultoi pozitive 2 ditë më parë.
Çifti i bashkëshortëve nga fshati Mbërs i Roskovecit janë kthyer me 6 mars nga Italia. Ata jetojnë në Fier por kanë të afërmit në Mbërs. 61-vjeçarja ka një dyqan ushqimor në lagjen 1 Maji në Fier. Ajo qëndroi 2 ditë në repartin e patologjisë të spitalit rajonal Fier deri sa erdhi përgjigjia se ishte e prekur me koronavirus.
18 mjekë, infermierë dhe sanitare që i kanë shërbyer 61-vjeçares, prej dy ditësh janë vetëkarantinuar.
Ndërkohë, edhe bashkëshorti i saj, 5 ditë më parë ka qenë në një ceremoni mortore në fshatin Mbërs. Sipas banorëve ai është takuar me familjarët e të ndjerit por edhe më shumë bashkëfshatarë. Banorët thonë se nuk kanë frikë nga infektimi me Covid-19 dhe nuk kanë përse të hyjnë në karantinë. Madje, pa e ditur nëse janë ose jot ë infektuar, ata kryejnë ‘nderet’ te njëri-tjetri.
Top Channel