
Tymosësit e kanabis kishin krijaur radhë të gjata sot në Holandë pasi kafenetë e ‘barit’ janë urdëhruar të mbyllen prej frikës së koronavirusit.
Duke lënë pas dore kërkimin e makaronave apo letrës higjenike, klientët në Amsterdam, Eindhoven e Hagë ishin rreshtuar në dhjetra për blerjen e marijuanës.
Stafi kishte ngritur radhë të veçanta për klientët me para në dorë dhe ata me karta teksa vendi përgatitet për atë që besohet se do të jetë një karantinë një-javore.
Një tjetër simbol i njohur i Holandës, klubet e seksit në zonën medrita të kuqe në Amsterdam janë urdhëruar të mbyllen në ora 18 00.
Radhët nisën të krijoheshin disa minuta pas njoftimit të ministrit holandez të shëndetësisë e arsimit për mbylljen e shumë bizneseve bashkë me shkollat.
Top Channel