Pamje shpresëdhënëse, disa qytete në Kinë hapin shkollat

16/03/2020 20:54

Kina është cilësuar si origjina e koronavirusit të ri, e cila po alarmon tërë globin. Por vendi aziatik duket se ia ka hedh paq kësaj situate kaotike dhe gjendja po i rikthehet dalë ngadalë normalitetit.

Pamjet që vijnë nga Kina janë mjaft shpresëdhënëse, së fundmi raportohet se në provincën Guizhou në jugperëndim të Kinës, fëmijët kanë filluar të frekuentojnë shkollat, shkruajnë mediat e huaja.

Kjo provincë, ka mundur të nxjerrë nga spitali dhe personin e fundit të infektuar me COVID-19. Bëhet falë për një pacient 65-vjeçar, i cili u konfirmua mbartës i kësaj pandemie më tre shkurt, shkruajnë mediat e huaja. Ndërkohë gjatë gjithë kësaj periudhe alarmante, kjo provincë, numëroi plot 146 persona të infektuar, dy prej të cilëve humbën dhe jetën si pasojë e  virusit famëkeq.

Mirëpo sipas raportimeve të fundit, të konfirmuara dhe nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), Kina nuk mbetet më vatra kryesore e COVID-19 në botë, por epiqendra e saj është kthyer Evropa, me Italinë në krye që po njeh një rritje të frikshme të numrit të të infektuarve dhe viktimave, shkruajnë mediat e huaja. Sakaq, në të gjithë botën, deri më tani, janë konfirmuar 181,202 persona të infektuar, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 7,100 persona.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel