Liverpooli do ta largojë në verë, por gjashtë skuadra të mëdha e duan Lovrenin

16/03/2020 08:58

Dejan Lovren do të largohet përfundimisht nga Liverpooli gjatë afatit kalimtar veror.

Mbrojtësi kroat ka humbur vendin e titullarit prej dy vitesh dhe ka mbetur zgjedhja e katërt për qendrën e mbrojtjes nga trajneri Jurgen Klopp.

Megjithatë mbrojtësi kroat vazhdon të vlerësohet nga skuadrat e mëdha evropiane të cilat e kanë objektiv transferimin e tij në verë.

Dy skuadrat londineze Arsenal dhe Tottenham Hotspur kanë shprehur gatishmërinë për transferimin e tij.

E ardhmja e kroatit mund të jetë në Serie A, pasi ka një garë prej tri skuadrave, Romës, Lazios dhe Milanit që e shohin atë si mbrojtësin ideal.

Opsion i mirë për kroatin mbetet edhe rikthimi në Francë, ku ish-skuadra e tij Olympique Lyon ka shprehur gatishmërinë për ta rikthyer në Ligue 1.

30-vjeçari është pjesë e The Reds që nga viti 2014, teksa ka zhvilluar 184 ndeshje në total duke shënuar tetë gola dhe duke bërë pesë asistime.

Liverpool nga shitja e yllit kroat synon që të fitojë mbi 15 milionë euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA