Koronavirusi, Kryeministri Trudeau mbyll kufijtë me të huajt, përjashtohen amerikanët

16/03/2020 19:28

Kryeministri Justin Trudeau thotë se Kanadaja do të mbyllë kufijtë e saj për të gjithë ata që nuk janë shtetas kanadezë ose banorë të përhershë, përveç qytetarëve dhe diplomatëve amerikanë, për të ngadalësuar përhapjen e COVID-19.

“Ne ende mund të ngadalësojmë përhapjen e këtij virusi, por ajo ‘dritare’ do të mbyllet,” tha Trudeau.

Duke iu drejtuar Kanadezëve nga shtëpia e tij, ku ai është në vetë-karantinuar, Trudeau tha gjithashtu se:

Otava është duke mandatuar transportuesit ajrorë për të ekzaminuar pasagjerët me simptoma të koronavirusit. Nga linjat ajrore do të kërkohet të refuzojnë dhe ndalojnë kalimin e personave me simptoma.

Asnjë kanadez jashtë vendit që ka simptoma të COVID-19 nuk do të lejohet të kthehen në Kanada. Fluturimet ndërkombëtare do të jenë vetëm nga katër aeroporte: Aeroporti Pearson në Toronto, Aeroporti Trudeau në Montreal, Aeroporti Ndërkombëtar i Vancouver dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Calgary.

Të gjithë kanadezët, nëse është e mundur, duhet të qëndrojnë në shtëpi. Distanca është një hap i rëndësishëm për të ndihmuar në mbrojtjen e njëri-tjetrit.

Kanadezët jashtë vendit duhet të kthehen në shtëpi për kaq kohë sa munden. “Nëse jeni jashtë vendit, është koha të ktheheni në shtëpi,” tha ai. Kanadaja po ndërmerr “hapa gjithnjë e më agresivë” për t’i mbajtur të gjithë të sigurt.

Ai tha gjithashtu se “për momentin” ndalimi i udhëtimit nuk vlen për qytetarët e SH.B.A.-së. Kanada do të marrë “masa të mëtejshme në ditët e ardhshme”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA